Jaja Ture: Thashë se më pëlqen PSG, por jo se dua të shkoj atje

Mesfushori i Mançester Sitit, Jaja Ture lëshoi një deklaratë e cila shqetësoi drejtuesit e Sitit. "Më pëlqen PSG, do të ishte nder për mua nëse luaj atje një ditë", këeto kanë qenë fjalët e mesfushori t nga Bregu i Fildishtë.I pyetur gjatë ditës së somte nga mediat britanike në lidhje me këtë deklaratë, Jaja Ture është justifikuar. Ai këmbënguli se ai nuk po mendonte të largohet nga kampionët e Anglisë. “Për momentin, unë nuk kam asnjë plan për të ardhmen time diku tjetër. Është spekulluar shumë dhe ndihem i zemëruar. Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’i sqaruar fjalët që unë kam thënë për PSG-në, sepse ato janë shtrembëruar. Unë thashë vetëm se do të ishte një nder për çdo lojtar që të luante në Paris,por jo se do të shkoj atje”, – sqaroi mesfushori afrikan.