Dopieta e Edgar Canit, dërgon Barin drejt Serisë A

Duhej pikërisht fundi i sezonit në Serinë B, që sulmuesi Shqiptar, Edgar Cani të shpërthente. I futur në fushë si zvëndësues, sulmuesi shtatlartë i Kombëtares Shqiptare, ka arritur të shënojë dy gola për Barin në përballjen e sotme kundër Novarës. Kur rezultati ishte 0-1 për Novarën ka qenë Cani i cili ka përmbysur gjithçka. Saktësisht në minutën e 63 dhe të 74 sulmuesi ka shënuar 2 gola. Ndeshja ka përfunduar 4-1 në favor të Barit. Fitorja e sotme e dërgon ekipin që para disa ditësh zyrtarizoi si president Paparestën, në Play-Off dhe tani ka shanse të mëdha për t'u ngjitur në Seria A. Goli i Canit erdhi në një moment të mirë pasi Përfaqësuesja jonë po vuan për sulmues, dhe sulmuesi bën pjesë në planet e teknikut De Biazi.Janë 6 ekipet që shkojnë në Play-Off, Latina, Cezena, Modena, Bari, Crotone dhe Spezia. Këto ekipe do të ndahen në çifte dhe do ndeshen me njera tjetrën. Vetëm njëra prej tyre do t'i bashkangjitet Palermos dhe Empolit për të shkuar në Seria A.