Adriano drejt rikthimit në Itali tek Catania: Nëse nuk luaj mirë, nuk e dua pagën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2014, 19:10
Sipas mediave italiane, sulmuesi i famshëm brazilian i quajtur ndryshe "Imperatore", është shumë pranë rikthimit në Itali. Adriano dëshiron një shans të dytë në futbollin italian dhe duket se e ka gjetur një akord me një ekip. Braziliani pritet të bashkohet me Catanian në Serie B, duke luajtur me ta që nga janari i 2015.Ish sulmuesi i Interit dhe Romës ka theksuar se tani ka ndryshuar shumë dhe është gati t’i jap edhe një shtytje karrierës së tij. "“Më jepni një shans të dytë, Italia është shtëpia ime e dytë, do të luaja pa para. Nëse luaj mirë, më paguani. Nëse jo, asgjë” -deklaroi Adriano.
Catania pritet të jetë destinacioni i sulmuesit, duke luajtur në Serie B. Megjithatë, ai nuk mund të luajë deri në janar me këtë ekip, pasi nuk mund të marrë më përpara pasaportën italiane.