Italia miqësore me Irlandën, Prandelli provon Verratin në vendin e Pirlos

Të shtunën Italia do të luajë një miqësore me kombëtaren e Irlandës. Kjo ndeshje do t'i vlejë si parapërgatitje teknikut Prandelli i cili do të shikojë me kujdes gjendjen e lojtarëve. Prandelli thotë për mediat italiane se kjo miqësore duhet fituar patjetër pasi vetëm kështu mund të kenë vazhdimësi për në Botëror."Unë kam shumë ide në mendje për nesër, por kam vendosur të luaj me skemën 4-3-1-2. Dua të testoj Marko Verratin në vendin e Andrea Pirlos. Verrati është një lojtar që do të na japë një dorë të madhe në këtë Botëror." deklaroi Prandelli.Trajneri gjithashtu zbulon para gazetarëve edhe formacionin që do të luajë nesër. Në portë do të jetë Sirigu. Më pas në mbrojtje, Darmian, Paletta, Bonucci dhe De Sciglio. Në mesfushë Montolivo, Thiago Motta e Marchisio, me Verrattin i cili do të jetë i lirë mbrapa dyshes së sulmit, Rosi - Imobile. Ndeshja do të luhen të shtunën në orën 20:45.