Real Madrid në kërkim të një sulmuesi, emri më i ri është Falkao
Duket se Reali i Madridit nuk do të heqë dorë deri sa të afrojë në ekip një sulmues klasi. Në rast dështimi të tratativave me Luis Suarez dhe Kun Aguero, madrilenët tashmë kanë hedhur sytë nga sulmuesi kolumbian i Monakos, Radamel Falkao, i cili momentalisht po bën çmos që të jetë i gatshëm për botërorin e Brazilit me Kombëtaren e tij.Radamel Falkao ka qenë futbollisti i cili gjithmonë ka qenë dëshira e parë e presidentit Florentino Perez, por normalisht edhe vetë klubit madrilen. Drejtuesit e "Los Blancos" e dinë se edhe Falkao nuk do t’i kushtojë Realit më lirë se 50 milionë euro pasi Monako nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë nga bomberi.Tratativat kanë nisur, sipas mediave spanjolle dhe shumë shpejt Real Madrid do të paraqitet me një ofertë zyrtare në dyert e klubit nga principata e Francës.