Milan, çështja "Rami" mbetet e komplikuar

Siç duket, Milani dhe mbrojtësi francez, Adil Rami ende nuk po gjejnë dot rrugën e bashkëpunimit. Vështirësitë për ta blerë mbrojtësin janë gjithnjë e më të larta por ndërmjetësit kuqezinj po punojnë vazhdimisht për të zhbllokuar tratativat. Siç raportojnë mediat italiane, në ditët e ardhshme do të ketë diskutime të reja me drejtuesit e Valencia-s. Spanjollët nuk e ulin çminin për Rami nën shumën e 7 milionë eurove. Milani, megjithatë, ende mendon se do të ketë sukses në këto tratativa duke u ndihmuar nga njerëzit e saj në tokën iberike. Duke u përpjekur që ta realizojë marrëveshjen në të mirë të saj Milani shpreson të bindë drejtuesit e Valencias. Ndërkohë Rami është duke shijuar pushimet në" Costa Azzurra" në Francë dhe duke si do rrjedhin ngjarjet.