De Biazi: Janë ndeshje të rëndësishme, luajmë për fitore
Çfarë pret trajneri i Kombëtares nga ndeshja me Rumaninë, cili është objektivi primar?Pres të shikoj sesi do të sillet në fushën e lojës skuadra ime, teksa përballë do ketë një kundërshtar të një niveli të lartë. Ndaj pres të shikoj një sjellje të një skuadre, e cila tenton që të bëjë lojën e vet dhe jo thjesht të mbrohet. Pres që lojtarët të shfry tëzojnë çdo mundësi që do u jepet para portës kundërshtare.
Pas dy ditësh stërvitjeje, si iu duken lojtarët e Kombëtares në aspektin fizik?Ashtu sikundër e pata thënë edhe në një konferencë për shtyp para disa ditësh në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo është një nga periudhat më të këqija, pasi çdo lojtar vjen nga një sezon rraskapitës me klubet ku ata aktivizohen. Sipas meje, në këtë periudhë më efikase do ishte të përdorje trurin, sesa këmbët. Vetëm kështu mund të gjesh ende dëshirë për të dhënë maksimumin.
Sa i rëndësishëm është për ju rezultati në ndeshjen ndaj Rumanisë? Apo ju mjafton loja e skuadrës?Jo, jo, jo, unë dua gjithnjë të fitoj nëse është e mundur. Rezultati është gjithnjë i rëndësishëm për mua, pavarësisht se kemi të bëjmë me një miqësore. Por mbi të gjitha, ajo që më pëlqen më shumë është të shikoj një lloj personaliteti që skuadra tregon në fushën e lojës, pavarësisht kundërshtarit që ka përballë.Nuk do keni Mavrajn në dispozicion, kush luan në vendin e tij?Me aq sa kam parë në këto dy ditë stërvitje, them se do jetë njëri mes Currit dhe Alitit. Varet se cili do të më bindë më shumë.
Nuk keni menduar të provoni një mbrojtje me tre lojtarë?Jo, dhe këtë rast është akoma më e vështirë që të përdorësh një mbrojtje me tre lojtarë, kjo nisur nga kundërshtari.
Ç’bëhet me Taulant Xhakën?Nuk e di. Jua thashë edhe në konferencën për shtyp se për shkak të dëmtimit nuk do jetë në skuadër. Më shumë se kaq nuk di se çfarë t’ju them…
Çani, Balaj, Gjasula, nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë te skuadrat ku aktivizohen, a mund të themi se janë jashtë Kombëtares?Jo, dyert e Kombëtares janë gjithnjë të hapura, por varet nga forma dhe aktivizimi i gjithsecilit. Nëse një lojtar luan mirë me skuadrën e tij, atëherë… kurrë mos thuaj kurrë.
Valdet Rama, Ergys Kaçe, Armando Vajushi janë lojtarë që pritet të ndryshojnë skuadër gjatë merkatos së verës, ku do dëshironte t’i shihte këta lojtarë trajneri i Kombëtares shqiptare?Për mua është shumë e rëndësishme që nëse këta lojtarë ndry shojnë statusin, pra shkojnë diku tjetër, atëherë kjo të jetë naty risht për më mirë. Në një skuadër më të mirë dhe në një kampionat më të fortë. Sigurisht është shumë e rëndësishme që ata të mund të aktivizohen, mundësisht rregullisht, pasi vetëm kështu do kenë mundësi që të rritenteknikisht dhe faktikisht. Mirë për ata, shumë mirë për Kombëtaren. Valdet Rama, Ergys Kaçe, Armando Vajushi janë lojtarë që