Belsh, gjendet e mbytur në rezervuar 53-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2012, 08:47
Një 53-vjeçare është gjetur e mbytur në një rezervuar mëngjesin e sotëm në Belsh.Nure Kuqja është gjetur nga familjarët e saj e mbytur në rezervuarin e fshatit Hardhi në Belsh ndërsa dyshohet se ajo është vetëmbytur.Sipas informacioneve 53-vjeçarja pasditen e djeshme ka qenë me bashkëshortin e saj në tokën e familjes por pas përfundimit të punëve bujqësore ajo nuk ka shkuar në banesë.Menjëherë familjarët të shqetësuar kanë nisur kërkimet dhe mëngjesin e sotëm e kanë gjetur 53-vjeçaren të mbytur në rezervuarin e fshatit.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.