Tiranë, plagoset me armë zjarri 13-vjeçari, identifikohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2012, 17:58
Plagoset me armë zjarri një i mitur në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë Mëzezë, ku një 13 vjecar me iniciale A. Haroku është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.Haroku është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia, e mbërritur në vendngjarje ka bërë edhe identifikimin e autorit të plagosjes, i cili dyshohet të jetë Elson Murati.Po sipas bluve të kryeqytetit plagosja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive banale. Ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.