UKT e vendosur, nesër u ndërpritet uji debitorëve
Ndërrmarrja e trajtim studentit Arben Broci, QSUT, burgu 313, burgu 325, komuna Bërzhitë, komuna Kamëz si debitorë ndaj UKT duke filluar nga e shtuna nuk do të furnizohen me ujë në rast se nuk paguajnë detyrimet e tyre. Drejtoria e UKT publikon sot listën zyrare të institucioneve, të cilat i kanë borxh UKT 255 mln lekë të reja.Afati i fundit i pagesës është 21 dhjetori dhe në rast të mos shlyerjes së detyrimit UKT do të penalizojë këto institucione shtetërore. Në rast se do të ndodhë kjo, pasojat do të jenë fatale për shkak se mugesën e ujit do të vuajne mijëra studentë, qindra pacientë, të burgosur e deri tek punonjësit e Bashkive.UKT bën me dije që është në zbatim të ligjit dhe gjithçka u bazua mbi afatet normale. Në rast se instucionet nuk do të shlyejnë detyrimet do të ndërpritet uji dhe furnizimi do të rinis vetëm pasi të jenë bërë likujdimet përkatëse.Drejtori Dollapi thotë se vetëm për shkak të këtyre moslikujdimeve kanë mbetur pezull investimet të tëra në depot e ujit parashikuar në strategjinë inevstuese të kësaj drejtorie.