Respektimi i të drejtave të njeriut, Komiteti i Helsinkit: Shqipëria ende problem
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2012, 16:59
Shqipëria vazhdon të mbetet vend problematik në respektimin e të drejtave të njeriut. Në këto konkluzione ka arritur Komiteti i Helsinkit në bazë të monitorimeve të kryera në 7 fusha që shqetësojnë mjaft qytetarët.Shqetësuese është situata në respektimin e të drejtës së jetës, ku në këtë vit ka patur numër mjaft të lartë vrasjesh.Ndërsa gjyqsori vazhdon të përformojë negativisht, duke u ulur besimi për të. Vjollca Meçe, Drejtoreshë e këtij komuniteti në vendin tonë shprehet se pronat vazhdojnë të jenë thembra e akilit në shoqërinë shqiptare.Ndërsa në këtë raport thuhet se janë bërë hapa pozitiv në respektimin e të drejtave të njeriut në paraburgime dhe burgje, ku ka ndikuar edhe ligji i amnistisë.