Guvernatori apelon bankat: Jepni kredi për të zhvilluar ekonominë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2012, 16:33
Kreditimi duhet që të rritet për vitin 2013. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e kërkoi këtë në takimin përmbyllës të vitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave.Sipas Fullanit rritja e depozitave tregon për burime të mjaftueshme për të dhënë kredi.Guvernatori deklaroi se kjo është mënyra më e mirë për zhvillimin e ekonomisë dhe të sektorit bankar.E megjithatë kreu i Bankës së Shqipërisë kërkoi vëmendjen nga bankat në bazë të zhvillimeve ekonomike.Gjatë vitit 2012, në tërësi, sektori bankar shënoi rezultat financiar pozitiv. Të ardhurat neto nga interesat ishin të qëndrueshme, por provigjonet për rrezikun e kredisë ulën madhësinë e fitimit.