Rama kërkon kurim jashtë shtetit të Ndrecës dhe Bejkos

Kryesocialisti Edi Rama ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen shëndetësore të dy ish të përdjekurve që gjenden në QSUT, pasi u dogjën me benzinë.Lidhur me këtë Rama është interesuar për mundësinë e kurimit të dy ish-të përndjekurve jashtë vendit, ku pritet që gjatë ditës së nesërme të tentohet të transportohen drejt Italisë dhe Greqisë, në mënyrë që të kurohen në klinika më të specializuara për djegiet, ka theksuar Rama.Dy ish grevistët Gjergji Ndreca dhe Lirak Bejko që i vunë flakën vetës për kauzën e tyre dhe ndodhen në QSUT vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. I lënduari i dytë Lirak Bejko ka djegie në mbi 40% të trupit ndërsa janë evidentuara probleme të theksuara në veshka. Mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ende nuk e kanë një përgjigje nëse është jashtë rrezikut për jetën.Mjeku Nardi Kola, që po mbikqyr këta dy pacientë thotë se gjendja e Gjergj Ndrecës është më stabël, edhe pse djegia i ka prekur rëndë rrugët respiratore. Ndërsa sot mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën.Të dy pacientët janë në terapi intensive në shërbimin e djegie plastikës, ndërsa për Bejkon, mjekën duan edhe 48 orë për të thënë nëse është jashtë rrezikut për jetën.