Pogradec, gjykata lë në burg 19-vjeçarin Xhensil Lupo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2012, 10:34
Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg Xhensil Lipo, 19-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e 38-vjeçarit Erjon Ibi.Trupi gjykues ka dhënë masën “arrest në burg” për 19-vjeçarin i cili akuzohet se vrau me mjete të forta 38-vjeçarin Ibi dhe më pas e hodhi trupin e tij në një kanal.Viktima u gjet dy ditë pas vrasjes në një kanal në fshatin Çërravë të Pogradecit ndërsa policia arrestoi 19-vjeçarin Lipo si të dyshuarin kryesor të vrasjes së 38-vjeçarit Ibi.Pas ekspertizës, policia tha se ai kishte gjetur vdekjen nga goditjet me sende të forta pas koke.Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një zënkë për motive banale në një lokal të fshatit Çërravë mes 19-vjeçarit nga fshati Leshnicë dhe viktimës.