Zgjedhjet 2013, KQZ rrëzon propozimin e Kosovrastit për 100 ZAZ

Me votë unanime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrezuar propozimin e perfaqesuesit te PD-se, Njazi Kosovrasti per ngritjen e 100 ZAZ ne zgjedhjet e vitit 2013, po ashtu KQZ nuk ka dhënë ok as për propozimin e PS për ngritjen e 75 ZAZ-ve për zgjedhjet.Mbledhja e KQZ-së është shoqëruar me debate pas propozimit nga administrata për të shtuar Zonat e Administrimit Zgjedhor duke propozuar që të ngrihen 89 ZAZ.Por, përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ka kërkuar shpjegim se cila është arsyeja që KQZ propozon shtimin e ZAZ-ve ndërsa përfaqësuesi i PD-së,Kosovrasti ka deklaruar se mendon se numri i ZAZ duhet të rritet deri në 100. PD-ja dhe PS-ja nuk ishin dakord me propozimin fillestar të KQZ-së, sipas të cilit, duhet të ngrihen 76 KZAZ në 12 qarqet e vendit, duke u angazhuar se do të negociojnë për të gjetur një variant të përbashkët. Por, në këto 14 ditë, palët ishin larg qëndrimeve të tyre, çka bëri që ato të mos vinin në KQZ me një draft të përbashkët.Gjithashtu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë sot edhe projektvendimin për përdorimin e kamerave rregjistruese dhe te monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave dhe projekt-vendimit për miratimin e struktures së personelit shtesë të KQZ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në 23 qershor 2013.