Kërkohet stastusi i "gruas si prind i vetëm"

110.000 familje kanë femrën si prind të vetëm, kjo nga vdekja e bashkëshorit apo nga divorci. Ato që nuk e kanë një punë dhe një pavarësi ekonomike ndeshen me probleme të strehimit dhe të arsmimit të fëmijëve të tyre. Kjo situatë shihet më shqetësuese në zonat rurale ku gratë si kryefamiljare jetojnë mes varfërisë. Garatë si prindër i vetëm nëpërmjet shoqatës se tyre kërkojnë që të ketë një status për to që të trajtohen me ligj mbështetja sociale, apo kur kanë nevojë për një avokat për çështje pronësie.Zv.ministria e Drejtësisë Brikena Kasami tha se ajo që ka ndryshuar në legjislacion për këto femra është ligji mbi pronësisë dhe e drejta jurdike ku këto nëna të vetme mund të marrin një avokat falas për problemet e tyre.Shoqata shqiptare e grave kryefamilajret kërkon të jetë pjesë e komisioneve në të cilët diskutohen projekligjet për çështje sociale. Por ajo që do të lehtësonte barrën financiare për të mbajtur familje, thotë shoqata, do të ishte stastusi i "gruas si prind i vetëm".