Balla: Familja Berisha është pasuruar në mënyrë marramendëse

Partia Socialiste ka vijuar sot sërish me denoncimet në lidhje me pasurinë e familjes së kryeministrit Sali Berisha.Deputeti i PS-së Taulant Balla ka theksuar se familja e kryeministrit është pasuruar në mënyrë marramendëse ndërsa ka akuzuar kryeministrin se ka kërcënuar familjen e tij.“Vajza e kryeministrit, Argita Berisha ka 600 milionë lekë të ardhura në një vit ndërsa depozita e djalit të kryeministrit në një vit 310 mln lekë. Të dy së bashku djali dhe vajza e Berishës kanë 1.34 mld lekë të ardhura në vit. Berisha më ka kërcënuar mua dhe familjen time dhe unë i bëj thirrje të heqë dorë nga kërcënimet ndaj meje dhe të deklarojë se nga kanë ardhur këto të ardhura” theksoi Balla.Ai ka theksuar  më tej se ndërsa të të gjitha familjet shqiptare varfërohen çdo ditë familja e kryeministrit vazhdon pasurimin e tejskajshëm.  “Familja e kryeministrit nuk është në krizë por ajo është në një valë pasurimi prej vitesh” tha Balla.