Meta: Vota pro Komisionit, jo votë kundër PD-së
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka deklaruar se vota pro ngritjes së komisionit hetimor për lëvizjen e popullisë nuk është votë kundër Partisë Demokratike, por një qëndrim i kësaj force politike.Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Lezhë, Meta theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është kundër heqjes së një mandati në qarkun e Beratit.“Vota pro ngritjes së komisionit hetimor për lëvizjen e popullsisë është një qëndrim parimor i yni pasi LSI-ja është kundër heqjes së një mandati në qarkun e Beratit. Nuk ka asnjë qëndrim kundër qeverisë apo Partisë Demokratike” tha Meta.Ndërkohë më herët Meta ka zhvilluar një takim edhe me strukturat e LSI-së në Rrëshen. Gjatë fjalës së tij përpara të pranishmëve Meta u shpreh se LSI është ndryshe nga ata që duan të bëhen protagonistë përmes konfliktit, bllokimit e mosmarrëveshjeve.“Qytetarët i vlerësojnë qëndrimet konstruktive të LSI, në të mirë të stabilitetit, progresit, integrimit.LSI është e ndryshme nga ata që duan të bëhen protagonistë përmes konfliktit, bllokimit e mosmarrëveshjeve. Hendeku sot është mes kulturës demokratike të qytetarëve dhe nivelit konfliktual të politikës. Qytetarët duan ndryshimin që të çon në rrugën e progresit, zhvillimit,integrimit, forcimit të institucioneve” theksoi Meta ndërsa vlersoi edhe rolin e fuqizimit të gruas në politikë dhe shoqëri.Ndërkaq në këtë aktivitet janë anëtarësuar rishtaz në LSI 150 anëtarë të rinj.