Zgjedhjet e 2013-ës, KQZ shqyrton sot për ngritjen e ZAZ-ve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot projektvendimin për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ) për zgjedhjet për Kuvendin e 2013-ës.Në mbledhjen e kaluar KQZ-ja e shtyu ngritjen e ZAZ-ve pas kërkesës së përfaqësuesve politikë për tu njohur më mirë me materialin.Gjithashtu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë sot edhe projektvendimin  për përdorimin e kamerave rregjistruese dhe te monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave dhe projekt-vendimit për miratimin e struktures së personelit shtesë të KQZ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë,date 23 qershor 2013.Kodi zgjedhor për ZAZ-tëNë bazë të Kodit Zgjedhor, neni 27, pika 5, “ZAZ-të miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën e fundit të periudhës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.Jo më vonë se 10 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i dërgon të dhënat KQZ-së, të ndara sipas njësive të qeverisjes vendore”. Këto të dhëna kanë ardhur në KQZ me shkresën e Ministrisë së Brendshme  më datën 07.11.2012.Juridiksioni territorial i ZAZ-ve si rregull është i njëjtë me rrethin administrativ. Rrethet që kanë më shumë se 60 mijë zgjedhës (më parë kufiri ka qënë 70 mijë) ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ. Nga 36 rrethe që ka në të gjithë vendin, 22 prej tyre kanë më pak se 60 mijë zgjedhës dhe përbëjnë seicili nga një ZAZ, 14 rrethe kanë mbi 60 mijë zgjedhës dhe ndahen në më shumë se sa një ZAZ.