METE çel tenderin për privatizimin e HEC-eve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës çeli sot tenderin për privatizimin e HEC-eve “Bistrica 1” dhe “Bistrica 2 sh.a” dhe shoqërinë HEC “Ulëz Shkopet sh.a”.Çelja e tenderit është bërë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në praninë edhe të komisionit të vlerësimit të ofertave.Për privatizimin e HEC-it Ulëz-Shkopet janë prezantuar katër oferta ku më e larta ishte ajo nga kompania Kurum e cila ka ofruar 57.5 milionë euro.Më herët u hap procesi për Bistrica 1 dhe Bistrica 2 me këto oferta:Oferta e parë për HEC Bistrica 1-2, 30 milionë e 355 mijë euroOferta e dytë për HEC Bistrica 1-2, 44.847.496 euroOferta e tretë për HEC Bistrica 1-2, 27 milione e 500 mije euroOferta e katërt për HEC Bistrica1-2, 19 milion e 300 mije euroOferta e pestë nga Corum është 52 milione euroOferta e gjashtë  35 milione e 100 mije euroOferta e shtatë 37 milionë e 100 mije euroZv.ministri Sokol Dervishaj ka theksuar në nisje të tenderit se janë dorëzuar të gjitha ofertat të cilat do të vlerësohen nga komisioni.”Do të hapim momentin e caktuar pasi të përfundoi afati teknik dhe financiar për dy HEC-et para, më pas do hapim dokumentacionin teknik dhe financiar për procedurën e dy HEC-eve të dyta. Më pas komisioni do të mblidhet për të bërë verifikimet e nevojshme për të bërë vlerësimet për procedurat e pavarura. Më lejoni që procesi ka konfidencialitetin e tij në mënyrë që komisioni të bëjë vlerësimet përkatëse dhe do jemi në mënyrë të vazhdueshme për operimi” tha Dervishaj.Privatizimi i 4 HEC-eve është vlerësuar nga qeveria si hap i domosdoshëm për tërheqjen e kapitalit dhe të investitorëve të huaj, liberalizim të mëtejshëm të tregut dhe rritje të konkurencës në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike.