Majko: LSI bashkoi votën për Kukësin për interes partiak, s’ka koalicion

Nga qyteti juglindor i Korçës, deputeti i Partisë Socialiste në këtë qark Pandeli Majko ka komentuar votën e një dite më parë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në favor të ngritjes së Komisionit hetimor për verifikimin e lëvizjes së popullsisë në qarkun e Kukësit.Teksa ka vlerësuar se LSI bashkoi votat me PS për interes partiak, Majko shtoi se një qëndrim i tillë nuk nënkupton aspak mundësinë për koalicion.Majko foli edhe për deklaratat nacionaliste të kohëve të fundit, që sipas tij janë pasojë e mbarimit të ideve për të bërë politikë. Në këtë kontekst ai tha deklaratat nacionaliste nuk shikohen si element për të fituar zgjedhjet nga PS.Deputeti dhe ish-kryeministër i vendit Pandeli Majko nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe tre ligjet për statusin kandidat, por që sipas tij me këtë qeveri kanë dështuar negociatat për votimin e 3 ligjeve të kërkuara nga KE.