Mallrat e skaduara dhe higjena, AKU nis monitorimin e tregjeve

Në tregjet e kryeqytetit ka nisur një fazë inspektimesh për të frenuar rritjen abuzime të çmimeve, për të nxjerrë nga tregu mallrat e skaduara dhe për të parë kushtet higjenosanitare në të cilat tregëtohet.Kjo task forcë e ringritur këtë vit ka një plan masash 10 ditore me qëllim mbrotjen e shëndetit të qytetarëve në kohën kur ka një shtim të blerje për shkak të fesave të fundvitit.Autorititi kombëtar i ushqimit dhe agjensia e mbrojtjes së konsumatorëve thanë se mund të kryen deri në 200 inspektime, mund të gjobitet e do ti sekuestrohet malli çdo tregëtari abuziv.Përveç tregjeve kryesore, do të kontrollohen markatat e mishit dhe në anën tjetër edhe markete e dyshimta. AKU dhe agjensia e mbrojtjes së konsumatorëve thanë se këto kontrolle vazhdojnë paralelisht dhe në qarqet më të mëdha të vendit.