Apeli: Tahiri,20 mln lekë dëmshpërblim dy fëmijëve të kryeministrit

Deputeti socialit Saimir Tahiri e ka humbur sërish përballjen gjyqësore me dy fëmijët e kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha.Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila kishte vendosur një dëmshpërblim që deputeti socialist duhet t`u jepte dy fëmijëve të kryeministrit.Por Gjykata e Apelit ka vendosur  që deputeti Tahiri të dëmshpërblej me nga 10 milionë lekë të vjetra dy fëmijët e kryeministrit Sali Berisha.Në përfundim të procesit gjyqësor, deputeti Tahiri akuzoi gjykatën për anshmëri.  “Nuk prisja gjë tjetër, ky është një kamxhik politik. Do të vazhdoj betejën ligjore,do të çoj çështjen në Gjykatën e Lartë” tha Tahiri.