Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë për 2011, Podrimja shpallet "Nderi i Kombit"
Tashmë është bërë traditë e përvitshme ndarja e cmimeve të mëdha të letërsisë shqipe. Cmimi i madhi i karrierës i dhënë nga Ministri i Kulturës, Aldo Bumci, për vitin 2011 e merr shkrimtari i njohur Vizar Zhiti për prujet e larta artistike që ka përcjellë në letërsinë bashkohore shqipe nëpërmjet korpusit letrar të veprës së krijuar prej tij.Në një intevistë për Ora News, shkrimtari dhe akademiku i njohur Ali Aliu theksoi që nuk është i kënaqur me jurinë për ndarjet e këtyre cmimeve për këtë vit.Një Komision i përbërë prej 7 vetash ka dhënë 10 cmime të rëndësishme. Gjithashtu edhe poetit të njohur Ali Podrimja i ndarë nga jeta pak muaj më parë me kërkesë të Ministrit të Kulturës u vlerësua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me titullin e lartë "Nderi i Kombit".