Sekuestrohet 276 kg marijuanë në kufi me Greqinë, në pranga 24-vjeçari grek

Një operacion anti-drogë i policisë greke në kufirin shqiptaro-grek ka sekuestruar 267 kg marijuanë. Policia greke ka ndjekur një automjet në kufirin mes Gjirokastrës dhe Janinës, pas kalimit të postobllokut policor në Larisa duke bërë të mundur ndalimin e tij pas 30 km nga postoblloku.Automjeti drejtohej nga një shtetas grek 24-vjeçar dhe pas kontrollit të ushtruar është gjetur sasia e lëndës narkotike e ndarë në 252 pako. Sipas policisë lënda narkotike është ngarkuar dje në mëngjes në kufi me Shqipërisë dhe kishte destinacion Athinën.Autoritetet policore kanë bërë arrestimin e 24-vjecarit posedues të lëndës narkotike, ndërsa pohojnë se ky shtetas dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, pasi po në këtë muaj, më 16 dhjetor ka marrë 300 kg marijuanë në Gjirokastër dhe i çoi në Athinë. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbulimin e rrjetit trafikant të drogës.