Papunësia në Shkodër në shifrat 24. 2 %, më e larta në vend
Shkodër- Rituali i tyre është i njëjtë çdo ditë. Në kërkim të një pune ata e nisin ditën që në orët e para të mëngjesit në sheshin "Isa Boletini", që njihet si sheshi i të papunëve në Shkodër.Deri ne darkë ata janë në pritje të një makinë, apo qytetari që mund të ndalet pranë këmbëve të tyre për t'ju ofruar një punë.Ndodh që brenda një jave mund të gjejnë vetëm një apo dy ditë punë, por ka edhe javë që qëndrimi i tyre është i kotë. Ata shprehen se ky është i vetmi burim të ardhurash për të mbajur familjen.Drejtori i zyrës së punës nga ana tjetër pranon se ka shumë probleme në qarkun e Shkodrës, për të cilat sipas tij nevojiten politika të veçanta nga ana e qeverisë që të zbusë këtë fenomen.Papunësia zyrtare në qarkun Shkodër është 24.2%, duke u rënditur ndër qarqet më problematike në Shqipëri.