Rama: Qeveria gjermane i dha përgjigje alarmit falls të SHQUP-it
Tiranë- Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës sqaruese të Ambasadës gjermane mbi goditjen e bandës së trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.Në faqen e tij zyrtare në fb, teksa e vlerëson alarm fals të dhënë nga godina e SHQUP-it, Rama shton se operacioni antidrogë në Gjermani është vetëm njëri prej shembujve të bashkepunimit që autoritetet shqiptare kanë rivendosur me partnerët në fushën e luftës ndërkufitare kundër krimit të organizuar e trafiqeve.“Sot Qeveria Gjermane, nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë, ka publikuar qëndrimin e mëposhtem ku lexohet qartë gjithçka lidhur me sa është folur, dëgjuar e shkruar dje e pardje duke u nisur nga një alarm krejt fals i dhënë prej godinës së SHQUP-it për sasinë e drogës si edhe grupin e trafikantëve shqiptarë të kapur së fundmi në Gjermani. Siç e kemi nënvizuar edhe më pare, rivendosja e lidhjeve të bashkëpunimit me partnerët në fushën e luftës ndërkufitare kundër krimit të organizuar e trafiqeve, është një nga arsyet e kapjeve spektakolare që po bëhen edhe në luftën kundër drogës. Dhe ky i fundit në Gjermani është vetëm njëri prej shembujve të bashkepunimit” shkruan Rama.