Reagon drejtoria e transportit rrugor: Balili person i pa dënuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2014, 14:06
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) reagon pas deklaratës së deputetit Arben Ristani.Përmes një komunikate për mediat, DPSHTRR deklaron për Klemend Balilin, i cili kryen detyren e Drejtorit Rajonal te Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë që prej muajit Tetor 2013, se ekziston Dëshmia e Penalitetit me numër 4 datë 16.10.2013 lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, sipas të cilës ky shtetas rezulton i PA DËNUAR.“Zoti Klemend Balili kryen detyren e Drejtorit Rajonal te Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë që prej muajit Tetor 2013. Në dosjen e tij në zyrën e personelit, ekziston Dëshmia e Penalitetit me numër 4 datë 16.10.2013 lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.Sipas kësaj dëshmie Zoti Balili rezulton i PA DËNUAR. Dëshmia e Penalitetit eshte dokumenti ekskluziv që sqaron gjendjen gjyqsore të cdo shtetasi të Republikës” thuhet në deklaratën e DPSHTRR, e cila shpreh keqardhjen për insinuatat që hidhen në dëm të punonjësve të saj.
Dëshmia e penalitetit për Klemend Balili