Punimet në aksin Lin-Pogradec, Haxhinasto: Do ti japë zhvillim turizmit

Pogradec- Shlyerja e detyrimeve ndaj bizneseve hap dritën jeshile për realizimin e projekteve në infrastrukturë.Gjatë inspektimit të punimeve në aksin rrugor Lin- Pogradec, Ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, u shpreh se punimet pritet të përfundojnë në mesin e vitit të ardhshëm.Për Haxhinaston ky aks është një ndër segmentet me potecialin më të madh turistik që do ti shërbejë të gjithë rajonit të Korçës.Aktualisht projekti për këtë aks rrugor është ndryshuar, duke rritur në këtë mënyrë edhe vlerën e investimit që do të kryhet.Por edhe gjatë këtij sezoni turistik kjo rrugë do të mbetet mjaft problematike për turistët që do të zgjedhin Korçën dhe Pogradecin.