Mirupafshim Beazly, qeni i dashur i presidentit Bush

Gjithmonë pranë presidentit George W. Bush, qeni Beazley, ka ndërruar jetë në moshën 10 vjeçare. Lajmi u bë i ditur në profilin e Facebook të Bush, i cili e kujton duke shkruar: “ Ishte kujdestari i maceve tona, Bob dhe Bernadette. Do të na mungojë”. Qeni i dashur skocez e kishte ndjekur presidentin Bush nga Uashingtoni deri në Dallas, ku tani presidenti i 43-të i SHBA-së (2001-2009) jeton me gruan e tij Laura.