Policia i shpall “luftë drogës”, aksion për marrjen në kontroll të territorit
Tiranë- Tre ditë pas rënies së avionit në bregdetin e Divjakës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka nxjerrë një urdhër të veçantë për kontrollin e territorit për identifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike.Urdhëri mban datën 13 maj dhe ka për synim luftë më efikase dhe më të organizuar nga strukturat e policisë, kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit.
(Në foto urdhëri i Policisë së Shtetit)Qëllim tjetër i këtij urdhëri është kontroll i plotë i territorit dhe ndarjen e përgjegjësive të strukturave policore, dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe arrestimin e autorëve.Urdhëri detyron komisariatet e policisë që të bëjnë vlerësimin e situatës në lidhje me mbjelljen e kanabisit, informacionet që kanë, personat që merren me këtë veprimtari, zonat që e kultivojnë si dhe të bejnë klasifikimin e zonave nga ato me risk më të lartë, të mesëm dhe të ulët.Sipas këtij urdhëri komisariatet do të ngrenë një grup punë, i cili në përbërje do të ketë në përbërje një shef seksioni, specialist për krimet e zonës, agjent gjyqësor,ndihmës specialist për rendin dhe punonjës policie të komisariatit.Këto grupe kontrolli sipas urdhërit të Drejtorisë së Policisë do kënë detyrë të njohin dhe vlerësojnë situatën në zonën që mbulojnë. Detyrë e grupit identifikojnë bimët e kultiviara dhe të organizojnë punën për kapjen në flagrancë të autorëve, duke kryer edhe veprime të plota proceduriale.Vëmendje do ti kushtohet bashkëpunimit me pushtetin vendor, për të identifikuar pronarët e tokave, ndërsa për çdo kontroll do të hartohet raport shërbimi dhe informacione për datën dhe pjesën e kontrolluar.Mbi bazë të këtyre informacioneve mund të kërkohet dhe mbështetje shtesë. Shefat e komisariateve në bazë të këtij urdhëri do të kërkojnë informacione edhe nga punonjësit e policisë, në bazë të zonave ku banojnë.Gjithashtu do të merren masa për planifikimin e limitit shtesë të karburantit, mjeteve dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për mbështetjen e strukturave policore.Për të gjitha ata që nuk zbatojnë këtë urdhër do të fillojnë masa displinore. Ndërsa për zbatimin e detyrave ngarkohen zëvendës.drejtorët e policive të qarkut.