Apple dhe Google padisin njëra-tjetrën për patentat teknologjike
Kompanitë e industrisë celulare më gjigande Apple dhe Google, i kanë ngritur padi njëra-tjetrën për patentat e tyre teknologjike. Por më pas kanë ndryshuar mendim duke tërhequr padinë e ngritur mes palëve. Të dy kompanitë e mëdha kanë vendosur të punojnë serish më prodhimin e patentave, po tani më pa i përfshirë patentat tyre me njëra-tjetrën.Apple dhe një numër i prodhuesve që përdorin sistemin Google Androit kohët e fundit kanë marrë një numër të madh padish nga ana e kompanive të tjera. Së fundmi këtë muaj, një juri nga Kalifornia e ka urdhëruar firmën e Samsung të Koresë së Jugut , ti paguajë Apple 119.6 miljon dollarë, pasi i ka cënuar kësaj të fundit dy patentat e saj. Sistemi Androit tashmë është instaluar në 80% të telefonave që shiten çdo vit.