S'pezulloi nga detyra Gjin Gjonin, nisin procedurat për shkarkimin e gjyqtares
Tirane- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço urdhëroi sot nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Elbasantit Miranda Çekrezi.Gjyqtarja një ditë më parë mori vendim për mos pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, njëkohësisht anëtar i KLD-së Gjin Gjoni.Në një lidhje telefonike për Ora News Ministri i Drejtësisë tha se gjyqtarja Çekrezi kishte marrë vërejtje një herë nga KLD dhe fakti që s'ka hequr dorë tregon se eshtë peng i ndereve te vjetra.Sipas Naços gjyqtarja ka shkelur ligjin pasi nuk duhej të gjykonte çështjen pasi Gjin Gjoni kishte gjykuar një proces ku ajo kishte qenë palë."Ministria e Drejtësisë është e vendosur të forcojë pavarësinë e sistemit gjqyësor dhe është e vendosur që në çdo rat të reagojë me masa të menjëhershme."Në çdo rast që ka shkelje të ligjit të reagojë me mjete e saj ligjore të menjëreshme. Nisur nga rasti në fjalë dje në Gjykatëb e Elbasanit është shqyrtuar një kërkesë e Prokurorisë ndaj një anëtari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarit Gjin Gjoni dhe pezullimin e tij nga detyra dhe gjygjetarja Miranda Çekrezi në respektim të plotë të ligji nuk duhet ta shqyrtonte këtë çështje, pasi zoti Gjin Gjoni në vitin 2012 ka shqyrtuar një çështje të saj, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë vërejtje ndaj kësaj gjyqtareje në respektim të plotë të dispozitave ligjore kjo gjyqtare duhet të hiqte dorë. Fakti që s'ka hequr dorë tregon se eshtë peng i ndereve te vjetra se ka shkelur ligjin ndaj reagimi ka reaguar mënjeherë."I pyetur a nuk mendoni se ky veprim sjell një tjetër përplasje me Këshillin e Lartë të Drejtesisë duke qënë se gjyqëtari është anëtar i KLD, Naço u përgjigj:Nga muaj i shtator në respektim të plotë të ligjit kam dërguar pranë KLD 20 kërkesa për procedim disiplinor ku 10 janë për shkarkim detyre. KLD është parlamenti i sistemit gjyqësor. Ai që shqyrton kërkesat e dërguara nga ministri dhe duhet të futen në rendin e ditës për shqyrtim te menjëhershëm, në rrugë ligjore ky është funskionim i ligjit dhe funksionimi i ligjit mes Ministrisë se Drejtësisë dhe KLD. Ligji flet qartë dhe prerë, ligji 9577, për organet e pushtetit gjyqësor, thotë: Mosbërja e kerkesës për heqje dore kur është e detyrueshme sipas kodit te proccedurës penale dhe kodit të proccedurës civile është shkelje disiplonore, në këtë rastë është përcaktuar që Miranda Cekrezi të hiqte dorë. Kjo gjyqtare duhet të respektonte ligjin. " tha Naço për gazetarin Edvin Peçi.Para prononconimit në Ora news ministri Naço solli dhe një reagim zyrtar në lidhjen me çështjen.“Gjyqtarja nuk duhet të gjykonte çështjen për pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni. E ka bërë në shkelje të hapur me ligjin. Gjin Gjoni ka qenë kryesues në gjykimin e një çështjeje ndaj kësaj gjyqtareje në 2011. Gjyqtarja është peng i ndereve te vjetra. Jemi të vendosur per zbatimin e ligjit ndaj kujtdo” ka thënë Naço në një prononcim për median.Gjin Gjoni është në hetim për falsifikim kontratash dhe deklarime të rreme për burime financimi jo të ligjshme në shumën mbi 2 milionë euro. Prokuroria kërkoi pezullimin e tij nga detyra por gjyqtarja e Elbasanit Miranda Çekrezi vendosi të rrëzojë kërkesën.sg/ora news online/