Ministria e Brendshme: Droga e kapur në Gjermani s'i përket muajit të fundit
Tirane- Ministria e Brendshme doli sot në një deklaratë tjetër për shtyp për të hedhur poshtë akuzat e opozitës për rritjen e trafikut të drogës. Opozita i përforcoi këto akuza psa publikimit në media të sekuestrimit të një ngarkese prej 5.6 ton mariuanë nga Shqipëria në Gjermani.“Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se asnjë ngarkesë droge me prejardhje nga Shqipëria nuk është kapur as dje, as javën e fundit dhe as muajin e fundit në territorin e Gjermanisë. Lajmet e publikuara në një agjenci lokale lajmesh gjermane bëjnë fjalë për një operacion të policisë gjermane të muajit tetor, në hetimet e të cilit bashkëpunon edhe policia shqiptare,” tha zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea në një prononcim për median.Sipas ministrisë së Brendshme gjatë muajit prill sasia e mariuanës e sekuestruar është 357% më shumë se kjo sasi e sekuestruar në prill 2013.Deklarata e ploteMinistria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se asnjë ngarkesë droge me prejardhje nga Shqipëria nuk është kapur as dje, as javën e fundit dhe as muajin e fundit në territorin e Gjermanisë.Lajmet e publikuara në një agjenci lokale lajmesh gjermane bëjnë fjalë për një operacion të policisë gjermane të muajit tetor, në hetimet e të cilit bashkëpunon edhe policia shqiptare.Në bazë të të dhënave të mbledhura është regjistruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Shqipëri, procedimi penal me nr.233. Aktualisht po hetohet intensivisht nga pala gjermane dhe policia shqiptare për trafik droge edhe në të kaluarën.Partnerët tanë ndërkombëtarë e në radhë të parë Italia, Greqia, por edhe Gjermania, Franca, Austria e me radhë, jo vetëm nuk janë të shqetësuar me punën e policisë së Shtetit në kuadër të goditjes së grupeve që trafikojnë lëndë narkotike, por janë më shumë se sa të inkurajuar nga impenjimi maksimal dhe rezultatet e rëndësishme të arritura veçanërisht gjatë 8 muajve të fundit. Vetëm gjatë muajit Prill 2014 është kapur në vendin tonë 357% më shumë marijuanë, krahasuar me prillin e një vitit më parë.Këtë qëndrim e përforcojnë edhe statistikat e referuara nga partnerët tanë lidhur me sasitë e drogës që ata kanë kapur. Kështu Ministria e Brendshme Italiane ka konfirmuar zyrtarisht se se droga e kapur me prejardhje nga Shqipëria nuk ka pësuar rritje, dhe jo më të jetë 10 fishuar.Policia e Shtetit është e vendosur për të forcuar luftën pa asnjë kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të çdo lloj droge, duke bashkëpunuar për këtë qëllim me qytetarët në radhë të parë, me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend dhe sigurisht me të gjithë partnerët tanë strategjikë./sg/oranews online/