PS, Balla: Djali i kryeministrit ka 490 milionë lekë të ardhura

Partia Socialiste ka vijuar sot të bëjë transparencën e të ardhurave të familjes së kryeministrit Sali Berisha.Deputeti Taulant Balla gjatë një konference për shtyp ka bërë publike të ardhurat e djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha duke theksuar se të dhënat e paraqitura në deklaratën e pasurisë nuk janë të plota.“Shkëlzen Berisha ka deklaruar se 490 milionë lekë të ardhura por nuk ka deklaruar emërtimin e kompanisë ku janë marrë këto të ardhura. Këto janë të ardhura marramendëse dhe djali I kryeministrit nuk specifikon fare mënyrën sesi mund të përfitohen këto të ardhura” tha Balla.Sipas Ballës, të ardhura marramendëse të fëmijëve të kryeministrit janë një shuplakë për të gjitha ata shqiptarë që vuajnë në kurriz krizën e thellë ekonomike dhe sociale.