Masakra në Njutaun, shkollat shqiptare solidarizohen me nxënësit
Shkollat shqiptare solidarizohen me nxënesit e “Sandy Hook” në Njutaun të Konektikatit u një 20-vjeçar i armatosur vrau 20 fëmijeë dhe 6 mësues.Nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” kanë mbajtur një minutë heshte për nder të viktimave ndërsa drejtoresha e shkollës lexoi fjalimin e presidentit Barack Obama para nxënësve.Ndërkohë në qytetin e vogël të Njutaun po vijon varrimi i viktimave ndërsa ende nuk dihet nëse 600 nxënësit e “Sandy Hook” do të kthehen më në ndërtesën ku u krye masakra.Autoritetet amerikane vijojnë hetimet për të zbardhur edhe ato pak mistere që kanë mbuluar ngjarjen e rëndë.Masakra e Adam Lanzas, nisi në shtëpinë e tij me vrasjen e së ëmës vijoi me ekzekutimin nga një distancë e afërt të 20 fëmijëve dhe gjashtë të rriturve në shkollën fillore të Sandy Hook dhe përfundoi me vetëvrasjen e autorit.