Vlorë, sekuestrohen 300 kg kanabis, gjenden në një skaf të braktisur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 09:47
Policia e Vlorës ka sekuestruar sot 300 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.Sipas informacioneve droga e vendosur në disa çanta është gjetur në një skaf të braktisur në bregdetin e Himarës.Dyshohet se mjeti lundrues ka ardhur nga territori Italian në territorin Grek (Ishujt e Fanit) pro për shkak të detit të trazuar dhe rrymave të forta detare është braktisur nga trafikantët dhe ka dalë në ujërat tona territoriale.Ndërkohë policia e Vlorës po bashkëpunon me organet ligjzbatuese në vendet fqinje për hetimin e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e trafikantëve të drogës.