Librazhd, arrestohet postieri i komunës Orenjë, bëri denoncim të rremë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 09:11
Arrestohet për kallëzim të rremë postieri i komunës Orenjë në rrethin e Librazhdit.Demir Kryeziu kishte denoncuar në polici grabitjen e 13 milionë lekëve nga dy persona me armë dhe me maska.Me të marrë denoncimin policia ka nisur hetimet por ka rezultuar se postieri i kishte marrë vetë paratë dhe kishte bërë denoncim të rremë.Ndërkohë materialet në ngarkim të Kryeziut i kanë kaluar prokurorisë për hetimet të mëtejshme.