Pukë, e zë poshtë masivi i dheut, vdes minatori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 08:55
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në minierën e Lumbardhës në Pukë.Një minator 20-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu brenda në galeri.Sipas informacioneve viktima është 20-vjeçari Elton Gjeta i cili sapo kishte përfunduar turnin e natës dhe do të nisej për në shtëpi.Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Siguria e punës në minierat e vendit është një nga problemet më serioze pasi vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetë disa minatorë.