Berisha: 20 mijë lekë shpërblim për pensionistët

Qeveria, ka vendosur që këtë vit t’i kthehet dhënies së një shpërblimi me rastin e festave të fundvitit edhe për pensionistët.Kryeministri berisha në mbledhjen e qeverisë deklaroi se 560 mijë pensionistët do t`u jepet 20 mijë lekë shpërblim."Në asnjë rrethanë qeveria s`ka përjashtuar pensionistët nga shpërblimi. Qeveria I vlerëson ata për kontributin e tyre në ndërtimin e kësaj Shqipërie që sot është krejt tjetër në sajë të vullnetit të tyre. Më duhet të denoncoj publikish edhe mediat e kontrolluara nga opozita për disinformimin e pandershëm me të cilat donin ti ndrydhnin psikologjikisht pensionistët në një kohë që ata do të shpërblehen. Ne vendosin për të shpërblyer dhe për ti dhënë edhe shumën e përcaktuar nga ministria e financave 560 mijë pensionistëve, të cilët do të shpërblehen me 20 mijë lekë” tha Berisha.Ai gjithashtu kërkoi nga opozita të kërkojë ndjesë për disinformimin që u ka bërë pensionistëve si dhe që nuk votuan në Parlament për rritjen e rrogave dhe pensioneve.“Le të merren ata me çmimin e groshit, sigurisht që rritet, por qeveria rrit rrogat e pensionet minimumi dy herë me shumë se inflacioni. Kam mirëkuptim për thirrjet e FMN dhe BB, se qëllimin e kanë të mirë. Nuk mund të preket rritja e rrogave dhe pensioneve, plus që kemi zotim elektoral, që ne sa të na votoni do rrisim rrogat dhe pensionet. Jemi të hapur se ne këtë nuk e kemi bërë vetëm në vitet elektorale, po është bërë çdo vit që nga 2006, në të gjitha buxhetet e miratuara është parashikuar e do të parashikohet rritja e rrogave e pensioneve. Ftoj opozitën që nuk votoi për këtë rritje, që nuk kërkoi shpërblimin në fund vit të kërkojë ndjesë publikisht, të mësojë se dhe ndjesa është dhuntia e njeriut të qytetëruar. Vetëm në doktrinën e etërve ata nuk gabonin kurrë. Uroj që të kërkojnë ndjesë që nuk votuan për parlament për rritjen e rrogave dhe se përhapën lajmin dhe disinformuan pensionistët” tha Berisha.Ai ka pranuar se 560 mijë pensionistët meritojnë më tepër dhe garantoi se qeveria e ka primare angazhimin për mbështetjen e tyre.“Siguroj pensionistët se asgjë nuk mund të lëkundë vendosmërinë tonë për mbështetjen e tyre. Në fillim të 2006, pensioni mesatar në fshat ishte 34 dollarë,sot është rritur me 110% dhe cdo vit opozita ka kërkuar të mos rriten pensionet, ka votuar kundër” tha më tej kryeministri.