Shqiperia, te gjithe pro, Rama jo!
Si nje lajm te merituar per te gjithe shqiptaret, ne prag te 100 vjetorit te Pavaresise, Komisioni Evropian, propozoi ne 10 Tetor dhenien e Statusit Kandidat per Shqiperine, bazuar ne progresin e arritur ne zbatim te 12 rekomandimeve, me nje kusht; te plotesimit te atyre 3 detyrimeve te mbetura nga lista e gjate e detyrimeve, qe BE vendosi para Shqiperise; ligjin per gjykaten e larte, ate per nepunesin civil dhe reformen parlamentare. Keshilli i Ministrave Evropian, dy dite me pare, deklaroi se: presim qe Komisioni, te na raportoje per plotesimin e tre kushteve, per te votuar mbi statusin. Parlamenti Evropian, sot miratoi ne rezoluten e tij: "Shqiperise duhet t'i jepet statusi i vendit kandidat, pa vonesa, me kusht plotesimin e reformave ne gjyqesor, administrate publike dhe funksionim te parlamentit".Te gjithe jane pro Shqiperise, Rama jo.Per dy vite rresht, statusi i vendit kandidat iu refuzua Shqiperise se: Rama bllokoi, e opozita s'votoi ligjet, me 3/5-at, qe nga kodet me te thjeshta, e deri tek ligji i gjykates administrative. Per dy vite rresht, Rama bllokoi, e opozita s'votoi as per ate, qe sot e quan suksesin me te madh, ne zbatim te detyrimeve te BE-se, Avokatin e Popullit.Per dy vite rresht, Rama bllokoi dhe opozita s'votoi, per te permiresuar me rekomandime te OSBE- ODHIR, reformen zgjedhore. Per vite e vite me radhe, Rama bllokoi, e opozita s'votoi, deri ne kete shtator, heqjen e imunitetit per zyrtaret e larte. Edhe sot, Rama perseri bllokon, e opozita s'voton, sepse e vetmja strategji, ku Rama eshte mbret loje, eshte ajo e shkaterrimit. Kaq ka ne dore e kaq ben!Njelloj si diktatori, qe e denoi kete vend per 50 vjet me izolim, nga frika e paranojat e tij, ashtu dhe Rama denon shqiptaret, sepse ata, shqiptaret, kane vendosur, qe ai te jete vec humbes e asnjehere fitues. Rama, mashtroi perseri, edhe kete radhe, kur i kapluar nga frika e humbjes se zgjedhjeve, lutej qe statusi i vendit kandidat, te lidhej me zgjedhjet. Por Keshilli i Ministrave te Jashtem te BE-se, e tha qarte: statusi nuk eshte i lidhur me zgjedhjet. Hapja e negociatave po. I vetmi qe nuk e kishte kuptuar dhe mashtroi mbi kete fakt, ishte Rama. Sepse vetem zgjedhjet, jane frika e tij. E kuptoni pse bllokoi votimin e reformes zgjedhore per dy vjet?! Sepse nuk ka garanci ligjore ne bote, qe ta binde e qetesoje ate. Eshte i bindur per humbjen e tij te radhes, ndaj vazhdon te ndertoje vetem strategji bllokuese. Kaq ka ne dore e kaq ben!Sot, ende, perseri opozita shqiptare, e bllokuar ne friken e kryetarit te saj, bllokon e s'voton.Kaq kane ne dore e kaq bejne! Denojne shqiptaret.Komisioneri Fyle, ai te cilin Rama dhe mesazheret e tij, citojne shpesh ne fjalet e tyre, i beri apel opozites: "Te mos e lidhe axhenden evropiane, me ceshtje te tjera edhe pse ato mund te jene shume te rendesishme, por jane ceshtje, qe ne fund te fundit bejne, qe te kemi nje pengese tjeter ne Shqiperi". Rama thote: "Nuk mund ta lejojme, qe BE te pranoje krahehapur Shqiperine".Kaq ka ne dore e kaq ben! Hakmarres dhe antishqiptar!Fatmiresisht, integrimi evropian, eshte endrra dhe procesi, qe duan shqiptaret. Eshte endrra dhe procesi, qe mbeshtesin evropianet dhe i falenderoj per kete. Edi Rama, nuk do ta bllokoje dot me gjate. Shqiptaret, do t'ia kthejne perseri pergjigjen ketij antishqiptari. Jo larg, por me 23 qershor.Burimi