Dhunoi bashkëshorten shtatzënë, gjykata lë në burg Olsi Iljazin
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 34-vjecarin Olsi Iljaz, i cili dhunoi tre ditë më parë bashkëshorten e tij shtatzënë, Rudina Iljazi.I ndodhur në qelinë e paraburgimit, vetëm një ditë pas aktit të rëndë 34-vjecari tentoi të vetëvritet, duke qëlluar me kokë murin e qelisë së burgut por u parandalua nga gardianët të cilët e dërguan në spital ku ka marrë edhe mjekimet e nevojshme.Ndërsa vetë bashkëshortja e dhunuar, e cila po mjekohet në spitalin rajonal të Korcës për Ora News kërkoi dënimin e burrit të saj, ndërsa në mendje ka ende pikëpyetjen për ti dhënë një shans të dytë atij apo jo.Familjarët prej mjekëve tashmë kanë marrë garancinë se Rudina nuk ka më probleme për jetën e saj dhe të fëmijës por kërkojnë me ngulm dënimin e bashkëshortit dhunues.Olsi Iljazi u arrestua pasi akuzohet për dhunim të bashkëshortes së tij, gjashtë muajshe shtatzënë Rudina Iljazi duke Iishkaktuar asaj dëmtime të rënda.Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit për motive xhelozie, sherr i cili ka degjeneruar deri në rrahjen barbare të gruas shtatzënë.