AMC bursa për 20 studentë, vlërsohen ata me rezultate të shkëlqyera

Kompania AMC dhuron 20 bursa universitare për studentët më të mirë. Ashtu sic është bërë traditë nga kjo kompani, edhe këtë vit 20 studentë kanë përfituar bursa ekselence për vitin akademik 2012-2013, të cilët janë përzgjedhur nga Universitetet përkatëse, bazuar në rezultatet e tyre.Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranes, Jorgaq Kaçani, falënderoi kompaninë AMC jo vetëm për bursat e ekselencës, por edhe për investimet e bëra veçanërisht në Universitetin Politeknik dhe për investimet e bëra në arsimin e lartë.I pranishëm ne këtë ceremoni zv.rektori i UT, Edmond Rapti, tha se AMC permes bursave te ekselences po stimulon studentët dhe ndikon në rritjen e cilësisë së Universiteteve.Ndërsa Drejtori i Divizionit Teknik në AMC, Rauf Elmas, gjatë fjalës se tij tha se AMC ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në mbështetje të programeve për Universitetet.Ai tha se mbështetja për promovimin e studenteve më të mirë, përgatitjen dhe edukimin e një klase elitare studentësh është krenaria e Universiteteve, por edhe e vetë AMC-së.Bursat AMC mbulojnë të gjithë periudhën e studimeve universitare, nëse studentët vazhdojnë me rezultate të shkëlqyera akademike.Ceremonia u zhvillua pranë ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranes.