Shëndeti mendor në burgje, monitorimi: Vuajnë 70% e të dënuarve

70 për qind e të dënuarve apo të të burgosurve shqiptarë vuajnë nga probleme mendore. Të dhënat shqetësuese janë publikuar në një raport të hartuar në vitin 2011 gjatë një monitorimi në gjithë qëndrat e vuajtjes së dënimit.Një situatë që ka sjellë domosdoshmërinë e përmirësimit të kushteve të trajtimit të tyre, sidomos në pjesën e kujdesit mjekësor.Shërbim i ri do t'i vijë më afër edhe të gjithë qytetarëve të tjerë duke u shtrirë nëpër rrethe.Raporti i monitorimit në burgje sjell në vëmendje vështirësitë shëndetësore mendore për shkak të mbipopullimit të burgjeve dhe hapësirave të vogla të paajrosura mirë.