Ballkani përfshihet nga i ftohti siberian
Vendet e Ballkanit dhe Europa plakë janë prej ditësh nën darën e të ftohtit Siberian, me temperatura të ulta dhe dëborë. Në kryeqytetin e Kosovës situata është përmirësuar, ndërsa në qytete të tjera dhe zonat rurale situata paraqitet e vështirë.Maqedonia në dy ditët e fundit ka vuajtur teperatuarat e ulëta që kanë arritur në -20 gradë Celsius. Shumë shkolla janë mbyllur e ndërsa policia maqedonase ka njoftuar se disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara.Reshjet e dendura të dëborës në Serbi kanë paralizuar vendin prej disa ditësh. Rrugët janë bllokuar dhe trafiku ka qenë shumë i rënduar. Rrugët në Beograd prej ditësh kanë të papërdorshme pavarësisht përpjekjeve për t'i pastruar.Stuhitë e dëborës kanë shkaktuar probleme dhe në furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Me dhjetëra shkolla janë mbyllur.Departamenti metereologjik ka njoftuar se temperatura minimale e regjistruar ka arritur deri në minus 20 gradë celsius.Rumania gjithastu po përjeton një dimër të egër, me temperatura nën zero që kanë bllokuar trafikun për shkak të ngricave si dhe kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike.Qendra kombëtare metereologjike ka bërë të ditur se stuhia e dëborës ka bërë që në shumë zona bora të arrijë një trashësi deri në 40 centimetra.Ndërkohë i ftohti i acartë ka përfshirë edhe Kroacinë e Gjermaninë perëndimore, ku shumë fluturime janë anulluar.