Greqia merr dhuratën e Krishtlindjes, i jepet kësti prej 34 mld euro për daljen nga kriza

Pas maratones se gjate te diskutimit te Ministrave te Jashtem te Eurozones ne Bruksel, Greqia ka fituar ndihmën financiare prej 34 miliarde euro.Kreu i Eurogrupit Jean-Klont Juncker tha se "disbursimi i këstit do të zhvillohet javën e ardhshme,". Në konferencen për shtyp pas takimit të ministrave ai tha se Eurogrupi eshte i bindur se programi është kthyer në një bazë të qëndrueshme.Nderkohe pak ore me heret kancelarja gjermane Angela Merkel falenderoi Komisionin për buxhet ne Bundestagun gjerman për miratimin e kestit dhe për autorizimin përkatës qe i eshte dhënë natën e kaluar Ministrit të Financave Volfgang Shable."Përpjekjet greke meritojnë mbështetjen tonë", tha Kancelarja duke përgëzuar edhe një herë reformat e zbatuara në Greqi. Merkel theksoi se "mbi këtë bazë do të jetë e mundur qe vendi te kthehet përsëri te zhvillimi dhe te arrijë të përmirësojë situatën në tregun e punës si dhe kushtet e jetesës të popullit grek”."Sakrificat e grekëve nuk kanë shkuar dëm," tha nga Brukseli, kryeministri Antonis Samaras pas 'dritës se gjelbër' të hapur nga Eurogrupi."Paratë vijnë në kombinim me sakrificat qe shteti ka bere . Ndersa rreth 40 miliardë do të qëndrojnë në vend” shtoi ai. Gjithashtu nga borxhi janë fshirë edhe 20 miliardë euro.Greqia do të merrte 31 miliardë kesaj here dhe perfundimisht ata do të marrin 34.5., shto dhe financimin e rikapitalizimit te bankave .Ditët e ardhshme shteti grek pritet te shlyeje te gjitha borxhet që ka ndaj qytetarëve grekë.