Greqia, Eurogrupi vendos të enjten për këstin e kredisë
Gjatë telekonferencës të sotme të ministrave të financave të Eurozonës, u bë një prezantim i rezultateve të procesit të riblerjes së borxhit grek.Sipas mediave greke të cilat citojnë një burim brenda ministrisë së financave në përfundim të telekonferencës nuk u morr ndonjë vendim, por thjesht u informuan partnerët.“Teknikisht, procesi ishte i suksesshëm, por çështja është që të pranohet edhe politikisht, të enjten", atëherë kur do të vendoset edhe për çështjen e normalitetit të borxhit grek” theksojnë mediat greke.Në takimin e Eurogrupit pritet të diskutohet edhe mbi mundësinë për t'iu dhënë Greqisë një kapital shtesë përtej 10 miliardë eurove që ishin miratuar fillimisht për riblerjen e borxhit.Vihet në dukje se, sipas agjencive të huaja të lajmeve, nga procesi i riblerjes së borxhit u arritën më shumë se 31 miliardë euro bonde.Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, përshëndeti rezultatin e programit të riblerjes së bondeve greke, por theksoi se komentet e mëtejshme do t'ua bëjë autoriteteve financiare europiane."Komentin tim do t'ua paraqes partnerëve europianë dhe pjesëtarëve të tjerë të Trojkës, por tani për tani mundem vetëm të përshëndes rezultatet nga riblerja e borxhit", deklaroi Lagarde gjatë një vizite në Kolumbi.