Kosovë, zyrtarizohet njësiti special për mbrojtjen e trashëgimisë
Policia e Kosovës pritet që brenda pak ditësh të hapë konkursin për pjesëtaret e saj që duan të jenë pjesë e njësitit special për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.Burime brenda policisë i kanë thënë “Kohës Ditore”se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se njësitet në kuadër të rajoneve që deri tani kanë mbrojtur objektet me rëndësi fetare e kulturore të hyjnë nën komandën e sektorit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë të Policisë së Kosovës.Mundësia do t’u krijohet edhe pjesëtarëve të tjerë të policisë që duan të jenë pjesë e këtij njësiti.Sipas burimeve, pjesëtarët e këtij njësiti do të jenë policë që mbrojnë rendin publik, por të veçanta e profilit të tyre të punës është që ata do të merren vetëm me mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare.