Kosovë, presidentja Jahjaga mban fjalimin vjetor në Kuvend

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka mbajtur sot raportin vjetor në Parlament. Në fjalën e saj, presidentja Jahjaga ka theksuar se për Kosovën anëtarësimi në BE, në OKB, në NATO  dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtar mbetet synimi parësor që ofron prespektivë të rëndësishme dhe e vendos Kosovën në vendin që i takon.“Pavarësisht dallimeve prioritet për të gjithë ne mbetet integrimi brenda kufijve të shtetit dhe integrimi në Bashkimin Europian. Gjatë këtyre viteve kemi arritur të ngrejmë zërin tonë dhe të bëhemi pjesë e sfidave globale” tha Jahjaga.Ajo ka theksuar se pavarësia e Kosovës është bërë garanci e stabilitetit dhe paqes në rajon ndërsa ka shtuar se Kosova e ka të qartë të ardhmen e saj në rrugën europiane.“Kosova ka ende shumë punë për të bërë drejt rrugës së saj drejt Bashkimit Europian por procesi I liberalizimit të vizave për Kosovën duhet të përfundojë jo më vonë se fundi I vitit të ardhshëm” shtoi Jahjaga.Sipas presidents Jahjaga, Kosova duhet të përshpejtojë përmbushjen e reformave për të bërë të mundur zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij në Bashkimin Europian.“Ne duhet të vazhdojmë të përshpejtojmë reformat për sundimin e ligjit, të përmirësojmë klimën për biznesin në mënyrë që të tërheqim sa më shumë investitorë në Kosovë” shtoi Jahjaga.Presidentja Jahjaga ka deklaruar gjithashtu se dialogu me Serbinë është mënyra më e mirë për të normalizuar marrëdhënieve mes dy shteteve."Ne duhet të bashkohemi për të gjetur zgjidhje sa më të mirë për Kosovën. E kemi të qartë që Kosova ka kufijtë e saj të pranuara ndërkombëtarisht. Të gjitha marrëveshjet duhet të garantohen dhe të zbatohen në praktikë.  Ne e kemi të qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës apo shkëmbim terriotoresh apo popullsish. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të ndalojë financimin e struktutave paralele në veri të Kosovës” tha Jahjaga.