Kosovë, ja cilët janë kandidatët për ambasadorë në Beograd

Autoritetet e Kosovës janë duke shqyrtuar emrat e katër kandidatëve për ambasadorë  për postin e përfaqësuesit të Prishtinës në Beograd.Sipas gazetës Express e cila citon burime nga ministria e brendshme emrat të cilët po shqyrtohen janë Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, Ambasadori në Belgjikë, Ilir Dugolli, Shefi i Misionit diplomatik në Suedi, Lulzim Peci si dhe Ambasadorja në Hungari, Shkëndije Sherifi- Geci.Të gjithë këto kandidatura priten të shqyrtohen javën e ardhshme nga Kryeministri Hashim Thaçi dhe Presidentja Atifete Jahjaga.“Aktualisht janë këto propozime, javën që vjen pritet të shqyrtohen edhe nga Qeveria e Presidenca, të cilat do të votojnë për një emër”, ka thënë zyrtari kosovar të enjten për Express.